Marrëveshje Paqësore për Ballkanin
Analisti i mirënjohur amerikan Daniel Server propozon një Marrëveshje Paqësore Rajonale për Ballkanin.
Ai këtë e ka theksuar gjatë qëndrimit të djeshëm në Shkup, ku propozimi i tij i është shpalosur edhe autoriteteve shtetërore, duke dhënë detaje mbi këtë pakt të paqes.
Agjencia e lajmeve INA mëson se Server kërkon që kjo Marrëveshje e re Paqësore të nxitet në instanca institucionale përmes qeverive të vendeve të rajonit të Ballkanit, përfshirë Greqinë.
Plani i paraparë i Marrëveshjes parashikon arritjen e paqes në Ballkan, pajtimin, shmangien e ndryshimit të kufijve dhe ngritjen e bashkëpunimit në të gjitha fushat midis vendeve të këtij rajoni.
Sipas Server, të gjitha vendet ballkanike duhet të respektojnë dhe aplikojnë standardet më të larta për komuniteteve joshumicë dhe pakicat minore.
Ky projekt kërkohet të aplikohet nga Maqedonia, Serbia, Greqia, Mali i Zi, Kroacia, Kosova, Shqipëria dhe vendet tjera. Në planin e politikave dhe kontesteve të hapura kërkohet që Serbia të njoh Kosovën, Maqedonia të bëhet pjesë e NATO-s dhe se Greqia të përfitojë ndihmat plotësuese financiare nga bashkësia ndërkombëtare me qëllim të përjashtimit të kaosit dhe falimentimit.
Server vlerëson se pas një marrëveshje të tillë paqësore duhet të qëndrojnë garantues SHBA-të, Britania e Madhe dhe Gjermania. Server është i njohur si ish-këshilltarë për sigurinë kombëtare në SHBA dhe aktualisht profesor në John Hopkins University në Uashington.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.