Anëtari i delegacionit serb në Rambuje: Negociatat ishin ultimatum për Serbinë, o merre o lëre

Anëtari i delegacionit të Serbisë në konferencën e Rambujesë në vitin 1999, Nikolla Sainoviç, thotë se për Serbinë negociatat ishin “ultimatum”, të llojit “o merre o lëre”.

“Thyerja e parë u bë kur UÇK nuk pranonte asgjë përveç pavarësi të Kosovës. Ne pranuam pjesën politike të marrëveshjes sepse shkruante vetëm vetë-qeverisje, por nuk pranuam pjesën ushtarake, për të pranuar okupimin e Jugosllavisë”, ka thënë ai për Kosovo-Online.

Sainoviç thotë se në Rambuje përcaktohej që pas tri viteve “fati i Kosovës duhet të vendoset sipas parimeve të vullnetit të popullit, një referendum në Kosovë, ku ata do të shpallnin pavarësinë dhe kjo do të ishte fundi”.

Ai thotë se, nëse Rezoluta 12/44 e Këshillit të Sigurisë “do të na ofrohej në Rambuje, delegacioni ynë do ta kishte pranuar dhe s’do të kishte pasur luftë”.

Sainoviç akuzon ndërkombëtarët, që sipas tij “as që i kanë dëgjuar argumentet e Serbisë”.

“Atyre iu deshën 78 ditë për të kujtuar Rezolutën 12/44, mund ta bënin në Rambuje, por qartazi iu duhej luftë”, ka deklaruar ai.

Ai thotë se Serbia synonte të definonte parimet bazë për organizimet e mëvonshme, siç është bërë në Dejton.

“Ku sovraniteti i ish-federatës së Jugosllavisë në Kosovë do të respektohej, atëherë ne do të diskutonim autonominë”, ka thënë ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT