Raundi i tretë/ A do të merret sot vendimi? Sot Meta jep përgjigjet për 72 pyetjet e Kushtetueses

Gjykata Kushtetuese këtë të hënë do të mblidhet sërish për të shqyrtuar çështjen për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Kjo do të jetë përballja e tretë e presidentit me shtatë anëtarët e kësaj gjykate e cila nis në ora 10:00.

Përfaqësuesit ligjor të presidentit Dervishaj dhe Treska kërkuan 48 orë kohë për t’u përgjigjur me pyetjen dhe ky institucion i dha më tepër afat duke e çuar raundin e tretë të përballjes këtë të hënë, ku presidenca duhet të kthejë përgjigje për 72 pyetjet.

Në seancën e dytë ata paraqitën pretendimet kundër komisionit hetimor, duke e cilësuar procesin si fiktiv dhe politik. Sipas tyre, Presidentit të Republikës iu mohua e drejta për t’u dëgjuar në Parlament para se të merrej vendimi për ngritjen e komisionit hetimor. Ndërsa një tjetër moment ku u ndal mbrojtja e Presidentit ishte fakti se Kuvendi nuk kishte legjitimitet për të kryer hetimin.

Përfaqësuesit e kreut të shtetit cituan përcaktimin e Kushtetutës se Kuvendi nuk mund të kryejë asnjë hetim parlamentar në 4 muajt e fundit të mbarimit të mandatit. Paralelisht mendohet që edhe vetë Meta të dalë në konferencë për të bërë publike pyetjet e parashtruara nga Kushtetuesja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT