E FUNDIT/ KAS rrëzon kërkesën e Bashës, koalicioni Berishës do të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 marsit

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar sot kërkesën e Partisë Demokratike për të mos regjistruar në zgjedhjet e 6 marsit koalicionin “Shtëpia e Lirisë”. Kërkesa ëhstë analizuar në formë dhe përmbajtje dhe është vendosur që ajo të mos kalojë për shqyrtim.
Kështu, KAS rrëzon kërkesën e PD dhe legjitimon koalicionin “Shtëpia e Lirisë”.
Faktikisht, edhe pse KQZ përjashtoi Sali Berishën nga ky koalicion, PD përsëri insistoi që “Shtëpia e Lirisë” të mos regjistrohet në zgjedhje. Sipas kërkesë së partisë së drejtuar nga Lulzim Basha, u përdorën simbolet e saj pa miratimin e kryedemokratit.
Gjithashtu, selia blu shprehej se ishte e paqartë se cila parti do të propozonte kandidatët për 6 bashkitë në zgjedhjet e 6 marsit.