Fati i Metës/ Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendimin, Balla i përgjigjet Presidentit: Palët të heshtin, të presin verdiktin

Është mbyllur seanca e tretë dhe fundit në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e kërkesës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Pas dëgjimit të palëve të interesuara në këtë proces, trupa e gjyqtarëve është tërhequr për vendimin final.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka deklaruar pas mbylljes së seancës së tretë që palët të mos bëjnë asnjë koment dhe të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që nënkupton afatin 30 ditor në zbardhjen e plotë të vendimit të arsyetuar.
“Ne kemi detyrimin që nga momenti që është mbyllur procesi, që Gjykata është tërhequr për të marrë vendimin, është pavarësia e gjykatës Kushtetuese. Të gjithë kemi ne detyrimin përfshirë presidentin, Kuvendin e partitë politike, të ruajmë atë heshtje institucionale të ruajmë afatin 30 ditor, që nënkupton zbardhjen e plotë e procesit. Çdo deklaratë e imja dhe palëve në proces nuk do t’i shërbente demokracisë në vend”, deklaroi Balla.