“Vangjush Dako ka dalë në terren për fushatën e PS”, Braho: I thashë Ramës ta largonte, por nuk i erdhi mirë

Ish-deputeti Spartak Braho ka qenë ditën e sotme i ftuar në Top News ku ka treguar se për zgjedhjet e pjesshme, të cilat pritet të mbahen në 6 mars, në Durrës për fushatën e Partisë Socialiste ka dalë dhe Vangjush Dako.
Sipas tij tek votuesit kjo gjë ka patur një ndikim negative. Ndër të tjera në fjalën e tij Dako ka zbuluar se ka partur gjithashtu një komunikim me kryeministrin e vendit Edi Rama dhe njëherësh kreun e Partisë Sociliste ku i ka kërkuar këtij të fundit që të hiqte dorë nga Dako dhe të mos e përfshinte në fushatë.
“Dako ka dalë në fushatë për këto zgjedhje. Kam komunikuar me Ramën, i thash largohu nga Vangjush Dako. E pash që nuk i erdhi mire. C’e pyet, Dako në fushatë ishte tmerr. Pati në Durrës reagim shumë negative. Durrësi mban vulën e tij dhe kulmi i skandalit është Veliera. Një palo vepër pa kuptim fare.”- tha Braho./ Gazeta Shqip