“Presidenti është në gjendje të rënduar psikologjike”, Petro Koçi për Metën: Shkarkimi i tij do të ishte një leksion për politikën!

Teksa në Gjykatën Kushtetuese ka nisur seanca për Presidentin Ilir Meta, deputeti i PS-së, Petro Koçi shprehet se një vendim pro shkarkimit të tij do të ishte i mirëporitur, por edhe një leksion për politikën tonë.

I ftuar në emisionin “Breaking”, Petro Koçi u shpreh se Meta ka shkelur hapur Kushtetutën gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 prillit, por po ashtu dhe me shtyrjen përtej afateve të caktuara, të zgjedhjeve vendore.

Koçi shtoi se është e patolerueshme që një president të mbajë postin, në një gjendje të rënduar psikologjikë, që sipas tij është dhe gjendja e Metës.

“Një vendim që e shkarkon do ishte pozitiv, por dhe një leksion ndaj politikës shqiptare. Meta ka shkelur hapur Kushtetutën sidomos me shtyrjen e zgjedhjeve vendore dhe me deklaratat që nxisin njerëzit për dhunë fizike ndaj njeri-tjetrit dhe institucioneve.

Po ashtu aspekti psikologjik i tij, është e palejueshme që presidenti të veprojë kur është i rënduar nga ana psikologjike. Sigurisht një pacient i tillë nuk e pranon të vërtetën, por ka të tjerë që certifikojnë gjendjen dhe e trajtojnë.”- tha ai.

I pyetur për bashkëpunimin mes Metës dhe Berishës, Koçi u shpreh se ishte i pritshëm pasi lidhja e tyre ka qenë e hershme, teksa shtoi se Berisha dhe Meta i përkasin të njëjtës kategori politike.

“Meta dhe Berisha janë lidhur që në ‘92, kanë lidhje të hershme. Meta ka adhurim për personalitetin e Berishës. Janë të njëjtë. Por është e papranueshme që ai është president dhe njëkohësisht mban anë, ai duhet të jetë i paanshëm, ka dalë hapur si pjesëtar i LSI dhe jo si president për bashkëpunimin me Berishën. Bashkëpunim i tyre është i natyrshëm. Janë e njëjta kategori në politikë. Ishte e pritshme.”- u shpreh Koçi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT