“Qeveria s’interesohet për shqiptarët e Sirisë”

Naim Tërnava

Në Damask jetojnë mbi 10 mijë shqiptarë dhe kush nuk di për jetën dhe fatin e tyre, ka thënë myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

“Shfrytëzoj rastin që ta theksoj një informacion mjaftë të rëndësishëm, me të cilin shumë pak merren mediat tona, por edhe qeveria jonë: sot në Damask gjenden mijëra e mijëra shqiptarë të pambrojtur”, ka thënë Tërnava për “Presheva Jonë”.

“Në Damask kemi lagjen ‘Muhaxheria’ e pastaj atë të ‘arnautëve’ të cilat janë të mbushura plotë e përplot me shqiptarë të ikur nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia. Sot në këto lagje jetojnë mbi 10 mijë shqiptarë dhe as kush nuk dinë për jetën dhe fatin e tyre”.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT