Nikoliq: Serbët në Kosovë nën kërcënimin e gjenocidit
Beograd, 29 korrik 2012 – Presidenti serb Tomisllav Nikoliq pretendon se serbët në Kosovë janë duke jetuar nën kërcënimin e gjenocidit dhe se nuk e përjashton ndarjen në mes të rajoneve të banuara me serbë dhe atyre me shqiptarë.
Ai sinjalizoi se do të ketë një qëndrim më të ashpër sesa parardhësit në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimit Evropian, duke argumentuar se deri më tash Serbisë i është kërkuar që të bëjë më shumë lëshime në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin dhe se tash do të duhej që të kërkoheshin më shumë kompromise nga Prishtina.
Duke folur për pjesën veriore të Kosovës, në të cilën serbët nuk e njohin autoritetin e Prishtinës, Nikolliq ka thënë se çdo përpjekje e Prishtinës për të vendosur autoritetin atje do të çojë në eksodin e serbëve.
“Çka nëse serbët ikin, Kush do t’i pranojë rezultatet e një gjenocidi të tillë? Ky është një nga definicionet e gjenocidit: kur i dëboni 40 mijë njerëz, pa marrë parasysh a janë gra, burra, civilë apo ushtarë dhe kur e ndryshoni përbërjen etnike të territorit. Ky është gjenocid”, ka thënë Nikoliq.
“Ekziston rreziku që Prishtina të përgatitet që të shkojë aq larg. E vetmja forcë e armatosur atje, përveç atyre të komunitetit ndërkombëtar, është shqiptare. Jam i bindur, se ata do ta bënin këtë gjë menjëherë”, tha ai duke shtuar se ajo që i ndalon nga kjo gjë është prania e trupave të NATO-s.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.