Shkarkimi i Presidentit/ Këshilltari ligjor i Metës tregon shkeljet që ka bërë Kuvendi

Këshilltari Ligjor i Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj,  në një konferencë për mediat foli për procedurën e ndjekur sot në Gjykatën Kushtetuese.

Ai foli për tre shkeljet e kryera nga Kuvendi ditën e ngritjes së Komisionit Hetimor.

“Shkeljet e rënda të Kushtetutës dhe të gjitha parimeve kushtetuese të kryera të Kuvendit, një prej shkeljeve të konstatuara dhe të dokumentuara te Kushtuesja ishte fakti që në datën 7 maj 2021, ku u zhvillua seanca plenare për ngritjen e Komisionit Hetimor, Kuvendi kishte konsumuar 3 shkelje.

Shkelja e parë kishe të bënte me përcaktimin e rendit të ditës. Rend ii ditës ishte caktuar nga ish-kryetari i Kuvendit më datë 6 maj. Pra Kuvendi po thërritej në seancë plenare për një afat më pak se 24 orë. Kjo ishte shkelja e parë. Shkelja e dytë ishte që në rendin e ditës nuk kishte 2 çështje, ndërkohë që seanca plenare mori dy vendime.

Pra duhet të kishte 2 çështje e jo 1. Shkelja e tretë ka të bëjë që referuar Kuvendit nuk kishte vendim për të vendosur shtesa në rendin e ditës. Bëra këtë parashtesë se kur në mënyrë të zgjeruar na erdhi radha ne më 3 shkurt 2022 të bënim parashtrimet tona Kuvendi aktivizohet të nesërmen me datë 4 shkurt dhe depoziton në Kushtetuese prova shtesë.

Po çfarë i kishte sjellë. Ishte shkresa e sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, ku ndër të tjera në lidhje me shqyrtimin e çështjes objekt të shkarkimit të Presidentit, Kuvendi vendos në dispozicion disa fletë. Me urdhrin që Kuvendi ka depozituar në maj të vitit 2021. Por siç shikohet s’kemi më datën 5/05, por data është 6/05 2021. Pse bëhet kjo? A mos lidhet kjo me rrëzimin e një nga shkeljeve që kishte cituar presidenti që urdhri për caktimin e seancës plenare bëhet jo më shumë se 48 orë. Të gjitha dyshimet për të dorëzuar këtë provë shtesë aty të çojnë. Ne vijuam verifikimin me përmbajtjen tjetërore. Ky është urdhri i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit në maj të 2021. Ne kemi nënvizuar dallimet, nëse do të shihni pikën 20 të këtij urdhri ndryshon në përmbajtje”, tha Dervishaj.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Back to top button
LAJMET E FUNDIT