Arrestimi i Tahirit, Evi Kokalari nxjerr dokumentet dhe hedh akuzat e rënda ndaj ish-ministrit: Paguante 20,000€ për …

Aktivistja Evi Kokalari ka publikuar dokumente, që tregojnë se ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, përgjatë vitit 2020, ka paguar 20,000€ për trimestër një kompanie lobimi në Amerikë që të “pastronte emrin”.

Sipas Kokalarit kjo ka ndodhur mbas investigimit në Itali.

“Saimir Tahiri në 2020 i paguante 20,000€ për trimestër një kompanie lobimi në Amerikë që të “pastronte emrin” e tij mbas investigimit në Itali.

Domethënë, meqënëse u gjend i fajshëm, Saimir Tahiri pagonte 20,000 € për trimestër që të gënjente politikanët Amerikan”, shkruan Kokalari në rrjete sociale, ku ka nxjerrë edhe dokumentet që vërtetojnë pagesën.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha tregon nga i vjen rreziku i vërtetë Saimir Tahirit
Kujtojmë se Tahiri u dënua të premten nga Apeli i GJKKO-së. me 3.4 vite burg, nga 12 vite që kërkoi SPAK, për shpërdorim detyre./CNA.al

Back to top button
LAJMET E FUNDIT