Fotografia e rrallë: Kush janë dy “Specialët” që mbërritën në Vlorë në gushtin e ’97-ës

Ish-komandanti i Forcave Speciale, kolonel Hilë Lushaku ka shpërndarë këtë fotografi të rrallë nga Vlora e vitit 1997.

Në foto janë dy pjesëtarët e forcave speciale, Andrea Kola dhe Dritan Xhixha, të cilët mbërritën në Vlorë në gusht të 1997-ës, vetëm pak muaj pas shpërthimit të dhunës dhe anarkisë në qytet.

Lushtaku thotë se “specialët” kërkoheshin me ngulm për vendosjen e rendit dhe qetësisë në Vlorë.

Kola e Xhixha shfaqen në foto të armatosur deri në dhëmbë, me mitraloz e gjerdanë fishekësh.

Dritan Xhixha, i njohur me pseudonimin “Maçoku” është i dekoruar dy herë me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”.

Dritan Xhixha dhe Andrea Kola në 1997 në Vlorë
Dritan Xhixha dhe Andrea Kola në 1997 në Vlorë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT