“Qenka i fuqishëm Ilir Meta se pi raki dhe bën budallallëqe”, Çupi kritikon presidentin: Pse ky lloj brigadieri na duhet ne?

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News ka qenë analisti politik Frrok Çupi.

Në një bisedë në studio, Çupi ka komentuar zhvillimet më të fundit për iniciativën e shkarkimit të Presidentit të Republikës Iliri Meta, një çështje kjo me disa seanca gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese, ku e fundit është mbajtur të hënën.

Në fjalën e tij Çupi ka kritikuar figurën e Presidentit lidhur me veprimet e tij ku shpesh herë është parë në rrjetet sociale teksa këndon, kërcen, hedh valle apo konsumon dhe alkool.

Sipas analistit vendi nuk ka nevojë për një President të tillë, teksa askush nuk e priste që Presidenti të “çmendej” në këtë mënyrë.

“Qenka i fuqishëm Ilir Meta se pi raki dhe bën budallallëqe. Pse ky lloj presidenti na duhet ne, ky lloj brigadier na duhet?”- tha Çupi.

“Nga do e dinim ne se Meta do çmendej në këtë mënyrë. Që do pine raki në mes të publikut.”- shtoi ndër të tjera analisti./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT