Fotografia e Adem Jasharit në aeroport, ‘çmend’ serbët

Fotografimi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, para fotografisë së komandantit legjendat të UÇK-së, Adem Jashari, i ka ‘qu peshë’ serbët.

Mediat në Serbia raportojnë se “zyrtarët e shtetit të vetëshpallur të Kosovës” e kishin menduar këtë ‘ide të zgjuar’ që të vendosin fotografinë e Adem Jasharit, që ata e quajnë ‘terrorist’ dhe deklaratën e Pavarësisë në murin e aeroportit të Prishtinës, ku u takuan presidentja Jahjaga dhe sekretari Ban Ki Moon.

“Siç marrim vesh, në dhomën VIP të aeroportit të Prishtinës, i cili e mban emrin e Adem Jasharit, fotografia e Jahjagës është vendosur më herët, ndërsa testi i Deklaratës së Pavarësisë, si duket, është vendosur shpejt dhe me qëllim”, shkruan e përditshmja serbe Kurir.

Këtë ‘rastësi’ e ka komentuar edhe drejtori i ardhshëm i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin. Ai ka thënë se është mirë që Ban Ki Moon nuk ka dashur të hyjë në të “ashtuquajtura institucione të Kosovës”.

“Ky është imponim klasik i të ashtuquajturave autoritete në Prishtinë. Për këtë politikanët tonë duhet të jenë të kujdesshëm, që edhe atyre mos t’iu imponohet diçka e ngjashme. A e mbani mend takimin e Borko Stefanoviqit në Prishtinë ku ishte edhe flamuri i Kosovë?”, ka thënë Vulin, duke shtuar se “Ban Ki Moon sigurisht nuk e dinë se sa kriminel kanë shëtitur nëpër Kosovë”!

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT