Sanxhaku shqipëtar!

Unë, biri yt, Kosovë t’i njoh dëshirat e heshtura,
t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t’i njoh vuatjet, gëzimet, vdekjet,
t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tuja të kulluara;
(Ali Podrimja)

Ishte Shtatori i vitit 1990,pas një dite zyrtare në fabrikën e tekstilit “Rashka” të Novi Pazarit,e pata një mbrëmje të ”suksesëshme” në një hotel të madh të atij qyteti.Ishte ende koha kur guxonim të flisnim atë çka mendonim.ia dham vetës një “ detyrë “,që sa më shumë të “mbledhim “ shqiptar apo së paku nga ata që e ndiejnë vehten ende shqipëtar, nga personeli i hotelit,kuzhinierët, pastrueset e dhomave ,pastrueset në përgjithësi ,rojet,nga të gjithë që frymonin në atë mbrëmje në atë hotel. Nuk e teproj se nga të “intervistuarit” na dual një numër shumë i madh i atyre që e dinin veten për ish-shqiptar,që gjyshërit iu flisnin vetëm shqip,që bahej plisi deri vonë,që ende e dinin ndonjë fjalë në shqipe ,por bisedat u zhvilluan aso kohe në serbishte.

Novi Pazari është një qytet me një trashëgimi të shtrenjtë kulturore,qytet i shumë shtresave ,ku nga çdo shtresim i gjejmë gjurmët e së kaluarës së posaqme. Novi Pazari është kryeqendra e Sanxhakut ,një rajon që shtrihet prej kufirit të Bosnjes e gjer në Kosovë, me një sipërfaqe prej 8403 km katror.. Gjashtë komuna të Sanxhakut tani i takojnë Serbisë (Novi Pazari,Sjenica,Tutini,Prijepolja, Nova Varoshi, dhe Priboji) ,dhe pesë të tjera që i takojnë Malit të Zi ( Plevla ,Belo Polja,Berani,Rozhaja, dhe Plava)

Është e njohur historikisht që banorët e parë të kësaj ane ishin Ilirët e pastaj Shqipëtarët ,të cilët u valavuan gjatë historisë me pushtimet romake, sllave dhe turke .
Nëse diku ka ndodhur shpërlarje totale e trurit ,,atëherë është shpërlarja sistematike e shqiptarëve të Sanxhakut. Në shoqëritë ku pushteti mbanë kontrollë të ashpër në të gjitha sferat e jetës së një popullate atëherë bëhët një shpërlarje e trurit ,me pasoja të rënda për atë popull.Kjo është frytëdhënëse për shpërlatësit e trurit atëherë kur preket në ndjenjat kombëtare dhe fetare të asaj popullate, e posaqërisht aty ku nuk ka ngritje shkollore dhe kufizim të apo pengim të shkollimit.

Në tetorin e vitit 1912 ,pas rënjës së turkut ,Sanxhaku u pushtua përfundimisht nga Mali i Zi dhe Sërbia. Që nga ai sulm shkatërrues e deri më 1970 e bëri që mbi një milion shqiptar dhe “boshnjak” e pupulluan Turqinë. Pse “ boshnjak” e jo boshnjak? Sepse thjeshtë e lirë e me përgjegjësi të plotë ata ishin“boshnjak “,pra shqipëtarë. Dhuna e posaqme me parametrat e saj e imponuar nga marrëveshjet turko-serbe e bëri që shqiptarët së pari të bëhen musliman e pastaj t`a ndërrojnë edhe gjuhën dhe të quhen e ta quajnë vehten boshnjak. Komiteti Egzekutiv i Shoqatës Interesat Psikologjike në Parametrat Fetar (ECDPIRI) thot se me anën e teknikave të ndikimit të një apo shumë grupeve fetare mund të arrihet deri të shpërlarja e trurit deri në atë masë që të harrohet vetvetja.

“ Mund të mirrej me mend se shfaqja e përzierjes asimiluese që manifestihej aty ku me dhunë ndërpriteshin lidhjet me vetveten që doemos do të pasonte me rikëndjelljen e brezave tjera të cilët do të ishin shumë të përshtëshëm për ndërtimin e “njeriu të ri” të pastruar nga kujtesa dhe të gjitha ngarkesat tjera të cilat mund të paraqitnin pengesa drejt ardhmërisë “ (Jusuf Buxhovi : Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit), …. që të bëhen “boshnjakët”.Pasojat e presionit turko-serb ishin asimilimi fetar,humbja e vetëdijes kombëtare,mos hapja e shkollave shqipe dhe si pasojë edhe humbja e gjuhës shqipe.Është interesante se si sot Turqia po e përdorë muslimanizmin e shqiptarëve dhe “ boshnjakëve” të Sanxhakut si ambasada të interesave të tyre për të bër një hap më të madh në Europë. E ne ,pa kurrfarë analize i vehemi pas.

Për të treguar se këndej pari flitej shqip dhe besohej shqip ,po i shënoj edhepërshkrimet e disa kishave dhe manastireve “serbe” ( përshkrimet për këto janë të perkthyera nga shenimet serbe) ,të rrethinës së Novi Pazarit. Do ti përmendi disa objekte kulti shqiptare të cilat u përvehtësuan nga serbët pa qenë ato asnjëherë serbe.

Manastiri i Sopoqani Kisha është e ndërtuar në një apside gjusmërrethore. Pamja e jashtme është e stilit Romak. Portali dhe dritaret të përthekuara nga gurët. Ndërtimtarë ishin të ardhur sigurisht nga anët lindore të Adriatikut. Freskat bizantine-sllave datojnë nga viti 1273. Historia e jonë është e gjatë. Historikisht i kemi mbushur fronet mbretërore të romakëve e bizantëve me perandorë,turqve me pashallarë,azema e sadriazema.dhe serbeve me Cara. Cilët nga ata i jepnin nderë atdheut?
Kisha e Shën Pjetrit Vetë Kisha e ka bazën e rrumbullakët dhe vjen nga koha bizantine,kurse freskat në mbrendinë e saj vijnë nga shekulli X , XII, XIII. Dikur në vend të saj ishte një objekt i herëshëm romano-katolik i shekullit VII e më herët vend i shenjtë ilir,mbetjet etë cilit janë gjetur më 1957. Disa nga elementet e kishës me konstuktin e tyre e tregojnë prejardhjen pararomake të Adriatikut. ( shenime serbe)

Manastiri Shtyllat e Shën Gjergjit Sot ,si kishë ortodokse serbe ,gjindet në një pozitë shumë të mirë,në një bregore mbi Novi Pazar. Thuhet se Shtyllat janë të ndërtuara me stilin karakteristik,që e bëjnë lidhëshmërinë e stilit bizantin dhe atij romak. Shtyllat e Gjergjit janë të ndërtuar me një varg risi arkitektonike dhe ndërtimore të kohës.Këtu janë shtyllat karakteristike, vestibulat anësore,kupja eliptike (vezake) si dhe zgjidhja specifike e hapësirës qendrore ndër kupolë.,çka s`është e zakonshme në stilin sllav të ndërtimit. Thuhet që nga pamja e dikurshme e manastirit ka ngelur shumë pak.

Toponimet e shumta në këto vise ruajn kujtimrt për ilirët. Emrat : Ras, Ibër, Peshter, Bishevë,Vapa, Lim etj. janë me prejardhje nga gjuha shqipe (ras-rrasë,lim-Lumi; Ibër- i bardhë; Vapë – vapa,-ë; Peshter :Pesh- peshë; ter- terr (terrësi), ter – thatësi.
Kur serbët u vendosën në Luginën e Lumit Rashka, i detyruan popullsinë vendase të tërhiqen në male dhe ua morën tokat. Gjithësesi të gjith vendasit nuk u tërhoqën por një numër i tyre kan mbetur në viset malore për rreth duke u marr me blegtori. Në vazhdimësi ata jetuan në këto vise , çka na bënë me dije edhe prania e sotshme e tyre në këto vise.

Çfare është edhe sot diplomacia turke ndaj qështjes shqiptare?. Më sa duket Ahmed Davotoglu ia ka qelluar kur ka thënë se muslimanet në trojet shqiptare jane pasuria e madhe e Turqisë te cilet Turqia do ti shtrydhë deri ne piken e fundit te lëngut për të mbushur gotën e saj te ambicjeve zgjeruese në përmasa otomane. Qendrimet e Turqisë ndaj Kombit Shqiptar nuk burojnë nga ndonjë ndjenje dashamirësie sepse vllazeria në politike nuk ekziston,por burojne nga nevoja e zgjerimit te ekonomise turke dhe forcimit politik te Ankarase. Sanxhaku në kohën osmane ishte i rëndësishëm me vlera strategjike -ushtarake sepse e siguronte furnizimin ne vijën Stamboll- Bosne .

Sanxhaku apo si është njohur më heret Sanxhaku i Jeni Pazarit ( Parazit te ri) ishte pjesë e vilajetit te Kosoves, ishte vend i populluar me shqiptare te ciliet me kohe u asimiluan dhe vazhdojne te asimilohen. Vetem para 70 vitesh brenda nates se 5/6 janarit me 1943 cetniko-malaziaset per nder te Bozhiqeve dogjen dhe plaqkiten 82 fshatra nga sanxhaku i Jeni Pazarit. Numri i te masakruareve kalonte 6.000 ( vetem brenda nates) dhe nga ky spastrim qe mbetet si masakra me e madhe gjatë luftes se dytë boterore, u be lidhja e Sanxhakut me Serbine e cila lidhje është kujtesa për dhunën dhe gjenocidin serb ortodoks mbi kete treve, sikurse qe mbeti edhe për shumicën shqiptare që dikur jetuan në tokat stergjyshore të Sanxhakut e Nishit.

Përpjekjet për ripushtimin e Sanxhakut nga serbet ishin të mëdha:Forca të mëdha çetnike me vetëbesim kishin filluar të futen nëpër fshatra. Menjëher u dëgjua nga malet përreth britmat “Mule , mule” ( fjalë që sot ë kësaj dite qytetarët e Pazarit nuk i kan harruar jo vetëm gjeneratat e vjetra por edhe më të rinjët) të shqiptarëve që kishin arritur nën udhëheqjen e Shaban Polluzhës. “ E kam para syve Shaban Polluzhen e armatosur me plis në kokë në odën tonë ulur këmbkryq” tregonte me krenari plaku Omer nga fshati Ohole, në jug të Pazarit të Ri..Shqiptarët trima i udhëhiqte legjendari Shaban Polluzha i cili me ushtarët e vet siq thot populli i Sanxhakut na ka future në “ borgj”. Për fat të keq për këtë njeri pak dihet, duke mos llogaritur qytetarët e vjetër të Pazarit të cilët me respekt të madh flasin për ato kohëra.
Në Betejën e Pazarit të Ri e kanë dhënë jetën luftëtarët shqiptarë nga Kosova ,varret e të cilëve ndodhën në varrezat më të mëdha të Pazarit në Gazillar. Nga Peshteri kishin arritur rreth 2000 ushtar të udhëhequr nga Mulla Jakupi Bishevës heroike. Çetnikët gjat këtyre 65 ditëve ( nga 2. tetori deri më 7. dhjetor 1941) organizuan tri sulme drejt Pazarit të Ri, ndërsa policia e Pazarit nën udhëheqjen e Haqif Blytës,kishte kryer nji kundërsulm të fortë në drejtim të Rashkës. Në këtë luftë pran Rashkës dallohej “ trimi në kalë të bardhë” Xhemajl Koniqanini cili udhëhoqi luftarët e rrethinës së Tutinit.

Edhe pse i harruar nga ne ,Sanxhaku ishte shqiptar!

Nga: Fahri Xharra

–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT