“Presidenti përdori gjuhë tolerante”, Kryemadhi: Meta ka shumë socialistë që e përkrahin!

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi deklaroi se gjuha e përdorur nga presidenti Ilir Meta poara dhe pas zgjedhjeve të 25 Prillit është shumë tolerante.

Deputetja Kryemadhi u shpreh në një intervistë për “EuroNews” se Meta nuk bëri asnjë deklaratë të paligjshme, përveç se bëri thirrje që të mos preket vota. Ndër të tjera ajo tha se Meta përkrahet nga shumë socialistë dhe demokratë gjithashtu që janë të paqartësuar.

Pyetje: Shkarkimi i Metës, a ju duket e drejtë gjuha e përdorur nga Presidenti?

Kryemadhi: Me atë se çfarë kanë bërë këta, mua më duket shumë tolerante gjuha e Metës. Flasifikim të hapur dokumentacioni. Meta më tha mos i beso Bashës së është artificial. Gjuha e Metës është tolerante për mua. Meta i bëri fushatë Bashës dhe Ramës.

Ai tha: o zotëro mos guxo të prekësh zgjedhjet, mos guxo të intimidosh njerëzit. Këtu u shit vota në mënyrë permanente, u thanë do t’u japim legalizimin e shtëpisë dhe na jepni votën. Këtu çdo gjë është në mënyrë korruptive. Me aq sa e njoh Metën, sa më shpejt të bëhet ky proces sa më mirë është, por faktet e djeshmë treguan se duan ti japin kohë, pas zgjedhjeve të 6 marsit.

Meta nuk konsiderohet elitë. Ka shumë socialistë që janë me Metën dhe e përkrahin, por ka dhe shumë demokratë që janë të paqartësuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT