Meta padit Parlamentin: Kallëzimi në Prokurori dhe në SPAK, u tronditën themelet e shtetit

“Kam firmosur sot kallezimin penal kunder strukturave dhe funksionarëve pergjegjes te Kuvendit me akuzen e “Falsifikimit te dokumentave. Kallezimi penal do depozitohet ne Prokurori dhe ne SPAK”.

Kështu deklaroi presidenti Ilir Meta në konferencën e sotme për shtyp sa i përket pretendimeve për dokumentet që mbajnë dy datat e ndryshme për mbledhjen e seancës parlamentare për shkarkimin e presidentit.

Këshilltari Ligjor i presidentit, Bledar Dervishaj u shpreh se asyeja se pse iu drejtua SPAK dhe Prokurorisë, lidhet me faktin se autorët e falsfikimit mund të jenë jo vetëm punonjësit e thjeshtë, por edhe zyrtarët e Parlamentit.

Meta u shpreh se krimi i falsifikimit është shumë i rëndë dhe ndodh në një seancë pulbike në Gjykatën Kushtetuese nga Kuvendi i Shqipërisë dhe tregon se si ka funksionuar ky institucion një partiak.

“Krimi i falsfikimit është shumë flagrant. Ndodh për herë të parë në një seancë publike të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi i Shqiperisë në një proces që ndodh për hërë të parë kundër Presidentit të Republikës. Janë tronditur themelet e shtetit”, tha Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT