TAB, nisin bisedimet trepalëshe Shqipëri, Greqi dhe Itali
Grupi për ndërtimin e Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) po zhvillon bisedime të nivelit të lartë për gjetjen e një marrëveshje mes “Italisë, Greqisë dhe Shqipërisë”. Lajmi është bërë i ditur nga drejtori për komunikimin, Michael Hoffmann.
“Projekti është në një fazë të avancuar, tani na duhet të arrijmë një marrëveshje të nivelit të lartë”, tha ai. Fillimisht do të arrihet një marrëveshje mes ministrive përkatëse të tri vendeve që janë përfshirë në këtë projekt.
Tashmë për ndërtimin e linjës së gazit nga fusha “Shah Deniz” e Azerbajxhanit deri në jug të Evropës po zhvillohet një konkurrencë mes TAP dhe Nabucco West. Kompania vituese do të zgjidhet në mesin e vitit 2013-të. Marrëveshja e parë politike pritet të arrihet pas verës ndërsa marrëveshja e tyre pritet në fillim të vitit 2013.
Projekti i Nabucco West parashikon që gazsjellësi të kalojë në Gjeorgji, Turqi, Bullgari, Rumani, Hungari dhe Austri ndërsa TAP e kalon atë edhe përmes Turqisë, Greqisë, Shqipërisë dhe më pas përfundon në Itali.
Hoffman tha se Komisioni Evropian ka dhënë siguri se gara do të jetë e barabartë se dhe prioritet do të ketë marrja e gazit nga Kaspiku në mënyrë të pavarur. Ndërsa së fundmi ka ardhur dhe lajmi se firma më e madhe e energjisë në Itali, Enel, është e interesuar për të blerë 10 deri në 20% të TAP.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.