Shkuan me “shpatë në dorë” por në fund i dhanë dorën inxhinierit/ Pas Fierit, opozita pranon dhe inceneratorin e Elbasanit

Edhe pse e nisën me shpatë në dorë duke i kërkuar llogari drejtuesit teknik të Inceneratorit të Elbasanit, deputetët e opozitës përfunduan duke i shtrënguar dorën.

“Faleminderit për të gjitha informacionet inxhinier,” i tha deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, drejtuesit teknik, pasi ky i fundit shpjegoi në detaj gjithçka çfarë ndodhte në impiantin e përpunimit të plehrave në qarkun Elbasan.

Pasi mbërritën me vonesë, anëtarët e opozitës, Luçiano Boçi dhe Lefter Gështenja, u shfaqën të irrituar ndaj deputetëtve të Partisë Socialiste dhe inxhinierit duke i bërë një lumë pyetjesh mbi inceneratotin e Elbasanit.

Mesa duket edhe sot, ata u bënë dëshmitarë të projektit të madh për përpunimin e mbetjeve që shkon në favor të shoqërisë.

“Mbi 4000 pemë janë mbjellë në këtë zonë. Sipërfaqja ka qenë publike. Rezulton që këshilli bashkiak ka vendosur për ndërtimin e këtij impianti.

350 kilovat përdoret për pajisjet e impiantit. Aparati matës është vendosur në kabinën dalëse të impiantit. Çdo gjë monitorohet,” tregon inxhinieri.

Po ashtu, shqetësimit të opozitarëve se ku hidhen hiret pasi mund të përbërjnë rrezik, drejtuesi teknik i tregoi se hidhen në të njëjtin landfill dhe se nuk cënojnë jetën e banorëve të Elbasanit.

Pasi u bë një pasqyrë e qartë e veprimtarisë dhe punës së inceneratorit, deputetët e PD-së u përshëndetën me ata socialistë  dhe u larguan.

Nuk munguan as debatet në fillim mes tyre por në fund duket se të gjitha palët e morën mesazhin e tyre: Impianti i qarkut të Elbasanit është aty dhe është funksional prej 5 vitesh duke përpunuar mbetjet.

Pjesë nga debati

Luciano Boçi: Ka ardh PS-ja, apo Komisioni? Prit o çun se s’kemi pyetur akoma??

Ermonela Felaj: Ka axhendë këtu, pse u vonuat…

Luciano Boçi: Duhet të vinim në mënyrë të përbashkët

Ermonela Felaj: Nuk kemi ardhur për debat. Po të duash e bëjmë dy herë vizitën. Veç mos na merrni më kohë.

Luciano Boçi: Jo jo vazhdoni, hajde Lefter

Ermonela Felaj: Keni një rritim të pakuptueshëm

Pasi inspektuan ditën e djeshme impiantin  e Fierit, Komisioni Hetimor i Inceneratorëve mbërriti në Elbasan për të inspektuar impiantin e këtij qarku.

Bien akuzat e Jorida Tabakut

Brenda dy ditësh, kryetarja e komisionit të hetimit të inceneratorëve, Jorida Tabaku, mori mesazhin nga kolegët e saj se inceneratorët realisht ekzistonin.

Kjo hedh poshtë akuzat e vazhdueshme të Tabakut që pomponte për mosekzistencën e inceneratorëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT