Yuri Kim takon Agron Gjekmarkajn: Urime për detyrën e re, presim bashkëpunim të fortë

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim është takuar ditën e sotme me Agron Gjekmarkaj në cilësinë e nënkryetarit të Kuvendit.

Kim shprehet se i uron atij më të mirat për postin e ri drejtues duke theksuar se presin bashkëpunim të fortë në vazhdim.

“E lumtur të takohem sot me deputetin demokrat Agron Gjekmarkaj.

I uroj atij gjithë të mirat në përgjegjësitë e reja drejtuese si nënkryetar i Kuvendit dhe presim bashkëpunim të fortë”, shkruan Yuri Kim./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT