Dalin pamjet kur Saimir Tahiri mbërrin në burgun e Fierit (VIDEO)

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është transferuar në burgun e Fierit, ku do të vuajë dënimin prej 3.4 vitesh pasi u shpall fajtor nga Apeli i GJKKO për shpërdorim detyre.

5 ditë pas dhënies së dënimit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve transferoi Saimir Tahirin nga burgu 313 në kryeqytet për në burgun e Fierit.

Këto janë edhe pamjet kur automjeti i Drejtorisë së Burgjeve që transportonte Saimir Tahirin mbërrin në Institucionin e Vuajtjes së Dënimit në Fier.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT