Berisha mesazh Ramës nga Lushnja: Së bashku me Lul bravën do të përfundoni në koshin e plehrave të historisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar ditën e sotme në Lushnje Elton Banon, kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet e 6 Marsit.
Në përfudnim të fjalës së tij, ai i ka dërguar një mesazh kryeministrit Rama, duke i thënë se së bahsku me Lulzim Bashën do të përfundojnë në koshin e plehrave të histotisë.
“Edhe këtu dhe në këtë rast fermerët e Lushnjes qytetarët duhet të votojnë ndryshimin sepse ndryshimi është një mesazh për Ramën dhe regjimin e tij. Një mesazh për Edi Ramën dhe regjimin e tij. Me Lul bravën do të përfundoni në koshin e plehrave të historisë. Një mesazh për mijëra të rinj shqiptarë që presin me padurim votën tuaj për ndryshimin në 6 Mars”, tha Berisha.