LSI i del në krah Metës dhe publikon DOKUMENTET: Si keni surrat të flisni në emër të Kuvendit? Ja ku i keni faktet që alurijnë dhe dëshmojnë sa të trashë jeni

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratës së bërë nga Kuvendi në lidhje me padinë që presidenti Ilir Meta dorëzoi ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës dhe në SPAK me akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtare.

Vasili në një postim në “Facebook”, ka publikuar dokumentet e falsifikuara të cilat tregojnë se Kuvendi në faqen zyrtare bënte me dije se vendimi për thirrjen e seancës ishte marrë në 6 maj, ndërsa në shkresën drejtuar Gjykatës Kushtetuese ishte vendosur data 5 maj.

Ai shkruan se këta që falsifikojnë dokumentet kanë zhytur Kuvendin në baltë, duke ja listuar të gjitha faktet të cilat sipas Vasilit “ulërijnë” dhe dëshmojnë se janë të “liq dhe të trashë”.

Kujtojmë se ditën e sotme presidenti Ilir Meta firmosi kallëzimin penal kundër Kuvendit, për falsifikim provash në Gjykatën Kushtetuese gjatë seancës për shkarkimin e tij.

Menjëherë pas këtij kallëzimi ka ardhur dhe reagimi i Kuvendit të cilët thanë se pretendimet e Metës nuk qëndrojnë.

Postimi I plotë I Petrit Vasilit:

Po si kane surrat keta, gjymtyre te mafias dhe flasin ne emer te Kuvendit?!

Keta, qe falsifikuan dokumentet shteterore kunder Presidentit edhe perpara Gjykates Kushtetuese.

Keta, qe e pranuan edhe vete para Gjykates Kushtetuese falsifikimin, se s’kishin nga t’ja mbanin tani kane edhe paturpesine te flasin e te guxojne te justifikojne krimin shteteror.

Keta mund te flasin vetem ne emer te falsifikatoreve dhe mashtruesve ne sherbim te mafies ne pushtet, por jo më te Kuvendit.

Falsifikimin mafioz sa nje mal e pa gjithe bota.

Keta e zhyten ne balte Kuvendin, e turperuan e zhbene krejt.

Keta le te shkojne tani dhe te flasin ne prokurori, aty eshte vendi ku kane detyrim qe te flasin.

Pastaj te flasin edhe para Gjykates kur te marrin denimin e merituar per kete krim shteteror, qe rrezoi perdhe shtetin dhe qe eshte krimi shteteror me i rende i pluralizmit.

Ja ku i keni faktet qe ulerijne dhe deshmojne qe jeni edhe te liq edhe te trashe.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT