Vota “pro” shtyrjes së afateve të Vettingut, Basha: Do bëjmë çdo gjë për hir të integrimit, drejtësia të shkundet

Partia Demokratike ka vendosur të votojë pro shtyrjes së afateve për organet e vetingut duke marrë në këmbim plotësimin e dy kushteve kryesore të saj, kryerjen e reformës territoriale dhe kryerjen e reformës zgjedhore. Pas votimit për zgjatjen e mandatit për organet e vetingut, Parlamenti do të votojë për ngritjen e 2 komisioneve për zbatimin e menjëhershëm të kërkesave të PD.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur për mediat mbi vendimin më të fundit të demokratëve, duke u shprehur se kanë rënë dakord për reformën zgjedhore dhe atë territoriale.

“Reforma në drejtësi ka pasur ecajaket e saj ngecje dhe devijime dhe vijon të ketë të tilla.Trekëndëshi i Bermudës ka bërë gjithçka që të largojë OMN nga Shqipëria dhe që vettingu të shkojë në drejtim të paditur, me të gjithë problemet me anëtarët e KPK dhe KPA të korruptuar, ka vetëm një shans që Shqipëria të bëhet pjesë e Europës, që kriminelët të mos jenë në parlament, nuk është drejtësia që duam, po do ishte me keq nëse ky proces do mbetej në mes dhe do të ndërprehet integrimi Europian i vendit, për hir të integrimit europian të vendit do bëjmë gjithçka, po i japim shansin një drejtësie që të ringrihet.

Sot kuvendi do të kalojë edhe miratimin e 2 komisioneve të rëndësishme që janë prioritete të Shqipërisë për reformën zgjedhore dhe rindarjen territoriale të Shqipërisë, nuk janë vetëm zotime e mia, por të gjithë shqiptarëve, reforma zgjedhore arsyeja pse jemi në parlament, gjatë fushatës për zgjedhjet , shqetësim i qytetarëve ka qenë reforma territoriale. Vettingu në politik, ndalimi që kryeministri të ketë më shumë se 2 mandate, ndryshimi i sistemit zgjedhor, një sistem i pastër mazhoritar janë pjesë e një pakete më të gjerë kushtetuese, nuk mund të ndodh në kushtet kur kishte ardhur kërkesa për zgjatjen e vettingut në drejtësi, se lidhet me disa aspekte proceduriale”, ka thënë Basha.

Ai shoti se drejtësia duhet të shkundet dhe të japë rezultatet e saj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT