Dje u nis në burgun e Fierit për të vuajtur dënimin, karantinohet për 14 ditë Saimir Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, do të duhet të qendrojë për 14 ditë i karantinuar në burgun e Fierit.

Kujtojmë se ai u transferua një ditë më parë atje, por për shkak të rregullave të reja të vendosura prej pandemisë do të duhet të kalojë 14 ditë në karantinë para se të çohet në qeli, si masë paraprakë për të mbrojtur të burgosurit e tjerë nga ndonjë infektim i mundshëm.

Rregulli i ri është që çdokush që futet në burg gjatë kësaj periudhe, duhet që të qendrojë 10 ditë deri në 2 javë i karantinuar në një ambient të institucionit para se të kalojë në qeli.

Edhe pse Tahiri është në gjendje të mirë shendetësorë dhe nuk ka probleme me koronavirusin, ai do t’i duhet të qendrojë në një dhomë pa të burgosur të tjerë për 14 ditë.

Ish-ministri i Brendshëm është dënuar nga GJKKO me 3.4 vite burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT