Del VIDEO brenda takimit me banorët e “5 Majit”/ Rama- nënë Lizës: Dëgjo, dëgjo këtu ti, kur je përballë meje…

Është publikuar ditën e sotme video brenda takimit të zhvilluar mes kryeministrit Edi Rama dhe 3 përfaqësuesve të “5 Majit”.
Teksa banorët pretendojnë se kryeministri i ka ofenduar dhe fyer dhe është larguar nga takimi me to, ata shtojnë ndër të tjera se i ka lënë vetëm me nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Maznikun.
Në video të siguruar nga FaxNews, Rama dëgjohet duke i thënë nënë Lizës: Mua nuk më flet dot kështu ti! Dëgjo këtu, kur je përballë meje…
Ndërkohë që banorja Loreta Nikolli shprehet në video se kryeministri nuk i ka dëgjuar fare pretendimet e tyre dhe është larguar nga takimi.
Kujtojmë se prej kohësh banorët i kanë refuzuar me forcë shembjen e banesave të tyre, teksa pretendojnë se kjo nuk është e drejtë./ Gazeta Shqip