Rusia: Kryengritësit sirianë janë trajnuar në Kosovë

Për këtë arsye, Rusia ka kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit për Kosovën.

NJU JORK – Shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit do të mbajnë sot në Nju Jork takime konsultative urgjente për Kosovën. Bën të ditur gazeta “Koha Ditore’ në Kosovë. Kërkesën e ka bërë Rusia, e cila ka në axhendë të saj dy pika për diskutim. E para ka të bëjë me vrasjen e çiftit Jevtiç në Talinoc të Ferizajt dhe e dyta me pretendimet e Moskës, se kryengritësit sirianë janë trajnuar në Kosovë.

Anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit, që e përkrahin pavarësinë e Kosovës, nuk e kanë parë të nevojshëm një takim të tillë. Për rastin e parë thonë se duhen lënë organet e drejtësisë që të kryejnë punën e tyre, kurse për rastin e dytë thonë se nuk është më diçka e re, pasi ka ndodhur një vizitë në prill të këtij viti.

Konsultimet e sotme i paraprijnë mbledhjes së rregullt tremujore të Këshillit të Sigurimit për Kosovën, e cila pritet të mbahet në gusht.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT