Berisha flet para se të hyjë në Kuvend, Basha i kalon me “Range Rover” pas shpine

Krye i Partisë Demokratike Lulzim Basha është futur në Kuvendin e Shqipërisë ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha po jepte një prononcim për mediat.

Teksa Berisha fliste para gazetarëve, Basha kaloi me makinën e tij, tip “Range Rover”, dhe u fut në oborrin e Kuvendit.

Shihet nga pamjet të cilat u transmetuan drejtëpërdrejtë në media se më pas zbriti nga mjeti bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demkratike, Gazment Bardhi ngjiti shkallët e hyri në sallë.

Kujtojmë se Grupi i Rithemelimit të Sali Berishës dhe Partia Demokratike zyrtare kanë dalë me kandidatë të ndryshëm në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT