LAJM I FUNDIT/ Lulzim Basha mbërrin në SPAK, pritet të pyetet nga prokurorët belgë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbërritur në SPAK, ku mendohet se do të dëshmojë për dosjen Toyota Yaris, ku një grup prokurorësh belg kanë mbërritur në Tiranë prej 3 ditësh.

Çështja Toyota Yaris:

Policia konstatoi një shumë prej 3.4 milion euro në një makinë tip “Toyota Yaris” në qershor 2018 në portin e Durrësit.

Shuma u fut ilegalisht dhe dyshohet nga SPAK se janë para të ardhura nga një aktivitet i paligjshëm në Belgjikë.

Në lidhje me këtë çështje gjykata e Tiranës dënoi Ervis Vladin, si personi i cili i futi këto shuma për akuzën e “Mosdeklarimit të të hollave në kufi”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT