Gjermanët, zbarkojnë në Igumenicë por pushimet i kalojnë në Shqipëri, shqetësohen grekët
Mediat greke në panik!
“Turistët gjermanë, “pushtojnë” Shqipërinë dhe i kthejnë shpinën Greqisë”, janë disa nga titujt kryesorë të këtyre mediave, raporton “Zgjohu Shqiptar”.
Kohët e fundit, turistët gjermanë përdornin portin e Igumenicës për të shkuar në Shqipëri. Zgjedhja e Shqipërisë nga turistët gjermanë, si destinacioni i tyre më i preferuar, i ka shkaktuar dhimbje koke vendit fqinj. Mediat greke i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë këtij fenomeni, ndaj dhe alb-observer.com, iu referua atyre pasi veçse përbën një lajm që i përket vendit tonë, dukuria është dyfish me interes. Janë me qindra turistët gjermanë të cilët futen në vendit tonë nga kufiri grek dhe se kjo përbën një prioritet për Shqipërinë.
“Janë me qindra turistët që i kthejnë shpinën Greqisë, ndërsa vitet e shkuara ata preferonin vetëm atë. Por, mesa duket kriza ekonomike që po kalon vendi, ka ndryshuar preferencat e tyre”, shkruan gazeta “Katopsi – Κάτοψη”.
Edhe pse shija e hidhur që lë braktisja e vendit të tyre nga turistët, gazetarët grekë mundohen ta “ëmbëlsojnë” atë duke u arsyetuar, se gjoja në Shqipëri nuk ka kushte dhe se infrastruktura rrugore dhe institucionale është shumë e dobët, ata përsëri pa e kuptuar, i përgjigjen vetë dilemave të tyre duke shtuar se vitet e fundit, janë zhvilluar dhe ndërtuar shumë komplekse turistike të cilat plotësojnë nevojat e turistëve./zgjohushqiptar.info