E FUNDIT/ Rama mbledh papritur Kryesinë, ja çfarë pritet të diskutohet së selinë e PS

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë mbrëmjen e sotme një mbledhje me Kryesinë e PS në selinë rozë, pak pasi Kuvendi miratoi me 118 vota pro zgjatjen e mandatit për organet e Vettingut deri në vitin 2024.

Rama ka mbërritur në seli në orën 20:00, ku do të mbahet mbledhja e Kryesisë. Burime për mediet bëjnë me dije se ky takim vjen në kuadër të diskutimeve për përgatitjet për fushatën në zgjedhjet vendore të 6 Marsit, të cilat do të mbahen në 6 Bashki të vendit.

Kujtojmë se zgjedhjet e pjesshme vendore do të mbahen në 6 Mars në 6 bashki të vendit:

-Bashkia Shkodër

-Bashkia Durrës

-Bashkia Rrogozhinë

-Bashkia Lushnjë

-Bashkia Vorë

-Bashkia Dibër

Back to top button
LAJMET E FUNDIT