Zgjatja e Vettingut, Meta tallet me Bashën: Dje shaje, sot lëvdon. Po fus dhe Doktorin…

Në Shqipëri parlamenti votoi me një shumicë dërrmuese votash (118 në favor dhe 4 abstenime) ndryshimet kushtetuese që lejojnë zgjatjen mandatit të disa institucioneve të Vettingut, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Komisionerëve publik.

Presidenti Ilir Meta komentoi votimin e Partisë Demokratike, ku sipas tij Lulzim Basha dje shante, sot lëvdon.

“Për ta filluar me poezi, u frymëzova nga, po i referohem zotit Pollo, i cili ishte frymëzuar nga Noli. Lulzimi dje shante, sot lëvdon. Kjo është për ONM.

Po fus dhe doktorin Lulzimi dje lëvdonte, sot mallkon”, u shpreh Meta i ftuar në një studio televizive./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT