Vr*sja e Azem Hajdarit, Gjykata e Tiranës shpall fajtor Izet Haxhinë dhe e dënon me 21 vite burg

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 21 vite burg Izet Haxhinë, ish-truprojë e ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e shpallur fajtor për vrasjen e Azem Hajdarit, më 12 shtator 1998.

Togat e zeza kanë dhënë sot vendimin për të, për akuzën “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim. Izet Haxhia do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme, por më parë çështja do të kalojë dhe në Gjykatën e Apelit.

Ish-truproja e Sali Berishës pretendon se është i pafajshëm dhe pritet që me zbardhjen dhe arsyetimin e vendimit të sotëm nga Gjykata e Tiranës, përmes avokatit të bëhet rekurs në Apel për rrëzimin e dënimit të sotëm.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT