Kush është shqiptari ‘Cinco’ që kërkohet nga drejtësia? Njihuni me ‘mbretin’ e drogës në Belgjikë

Vrasja e 39 vjeçarit shqiptar, Bledar Muça, intensiteti i trafikut të kokainës dhe përplasjet mes grupeve rivale për dominimin e territoreve në Belgjikë dhe veçanërisht në portin e Antwerpit, ka nxjerrë në dritë të tjerë bosë të botës së errët. Kështu, i ashtuquajturi bosi i trafikut të drogës Frank V., me nofkën Frank the Tank ka dalë sot para gjykatës belge të Antwerpit së bashku me 24 të dyshuar të tjerë.

Ata akuzohen për trafikimin e të paktën shtatë ngarkesave të kokainës përmes portit të Antwerp-it në vitet 2015-2016,  raporton Panorama.al. Në total, ngarkesat ishin më shumë se një ton e gjysmë pluhur të bardhë. Pjesë e të akuzuarve është edhe bodybuilderi, 42-vjeçar dhe ish-dokeri i Antwerp-it Jorn R. Ata korruptuan dokerët në portin e Antwerp-it për të lëvizur kontejnerët në mënyrë që të kalonin kokainën, raporton Panorama.al

Sipas policisë, klientët e tyre kryesorë, ata që prisnin ngarkesën me kokainë ishin Nordin El Hajjioui, 34-vjeçari i cili fshihet në Dubai dhe 40 vjeçari shqiptar Ermir N., me nofkën Cinco, i cili gjithashtu gjendet në arrati.

Kush është shqiptari me nofkën ‘Cinco’ që kërkohet nga drejtësia? Njihuni me ‘mbretin’ e drogës në Belgjikë. Trafikoi më shumë se 1 ton kokainë, aty ku u vra Bledar Muça
Shqiptari Cinco, në arrati, ishte një nga klientët e Frank the Tank. © rv

34 vjeçari Nordin El Hajjioui, i cili ka lindur në këtë qytet dhe tani jeton në Dubai, deri më tani ka arritur t’i rezistojë përpjekjeve për ta ekstraduar atë në Belgjikë.

Kush është shqiptari me nofkën ‘Cinco’ që kërkohet nga drejtësia? Njihuni me ‘mbretin’ e drogës në Belgjikë. Trafikoi më shumë se 1 ton kokainë, aty ku u vra Bledar Muça

I njohur si ‘Dikke Nordin’ ose ‘Fat Nordin’, ai është shpallur në kërkim nga Interpoli ku kërkohet për vepra penale të trafikimit të armëve dhe lëndëve narkotike si dhe drejtues i një organizate kriminale,raporton Panorama.al.

Kush është shqiptari me nofkën ‘Cinco’ që kërkohet nga drejtësia? Njihuni me ‘mbretin’ e drogës në Belgjikë. Trafikoi më shumë se 1 ton kokainë, aty ku u vra Bledar Muça

Ndërkaq, disa nga bashkëpunëtorët e tyre pritet të shkojnë para drejtësisë së Antwerpen, shkruajnë mediat belge. Mes tyre janë ish-dokerë, ndërmjetës, një shitës i orëve luksoze si dhe një ish- oficer police,raporton Panorama.al. Shitësi i orëve luksoze ka ndihmuar të gjithë trafikantët që të pastronin paratë e tyre ndërsa oficeri i policisë i ka ndihmuar ata duke u dhënë kriminelëve adresat dhe targat.

Frank le Tank u arrestua në vitin 2017, i cili njihej për një stil jetese luksoze. Jetën e tij luksoze ai nuk hezitoi që ta tregonte edhe në rrjetet sociale, edhe pse me këtë gjë rrezikonte të tërhiqte vëmendjen e policisë.

Kush është shqiptari me nofkën ‘Cinco’ që kërkohet nga drejtësia? Njihuni me ‘mbretin’ e drogës në Belgjikë. Trafikoi më shumë se 1 ton kokainë, aty ku u vra Bledar Muça

Ai ishte i dhënë pas makinave luksoze dhe pushimet në hotelet më të bukura të Maldiveve.

Përplasjet mes grupeve

Frank the Tank ka qenë gjithashtu objektiv i kërcënimeve nga trafikantët e tjerë të drogës  por edhe nga vetë bashkëpunëtorët e tij. Njëri prej tyre është edhe Nordin El Hajjioui të cilit i detyrohej shumën prej 400,000 euro,raporton Panorama.al. Dy kriminelë të tjerë i kanë zhvatur hiç më pak se 100 mijë euro pasi i vendosën armën në kokë.

Kush është shqiptari me nofkën ‘Cinco’ që kërkohet nga drejtësia? Njihuni me ‘mbretin’ e drogës në Belgjikë. Trafikoi më shumë se 1 ton kokainë, aty ku u vra Bledar Muça

Frank the Tank me mbërritjen e tij në gjykatë, këtë të enjte, 10 shkurt 2022

Shtëpia e tij në Saint-Job-in-‘t-Goor, në Brecht, në provincën e Antwerp-it, ka qenë gjithashtu objektiv i sulmeve me kallashnikov dhe granata. Krahu i tij i djathtë, ish-dokeri Jorn R., trafikantët e tjerë rivalë ia bënë makinën shoshë nga plumbat,raporton Panorama.al.  Shtëpia e një trafikanti tjetër në Ekeren u qëllua me mitraloz ndërsa gruaja dhe fëmijët e tij po flinin. Sulmet janë përfshirë në hetimin e veçantë gjyqësor në Antwerp të Belgjikës.

Jeta në Kenia

Tank kaloi gjashtë muaj në paraburgim përpara se të lirohej pak para Krishtlindjeve në vitin 2017.  Ai u fsheh në Belgjikë përpara se të largohej nga vendi pasi u denoncua nga ish-bashkëpunëtorët e tij.

@frank_murugi sh!t happens #fyp #foryoupage #viral #goviral #couplegoals❤️ #kenyantiktok #comedy ♬ 原聲 – Xiong Lin

Ai u strehua në Kenia, ku gjeti sërish dashurinë e tij. Që nga ajo periudhë ai filloi të tregojë jetën e tij në rrjetin social në Tik-tok, numri i të cilëve kalon një milion. “Në rrugë për dy milionë”, shkruan ai krah fotos së tij të profilit./ panorama.al

Kush është shqiptari me nofkën ‘Cinco’ që kërkohet nga drejtësia? Njihuni me ‘mbretin’ e drogës në Belgjikë. Trafikoi më shumë se 1 ton kokainë, aty ku u vra Bledar Muça

Back to top button
LAJMET E FUNDIT