Berisha, mbështetësit e tij dhe një ministre e Ramës NUK E VOTUAN zgjatjen e afatit të VETINGUT, Fatmir MEDIU votoi PRO

Sali Berisha dhe mbështetësit e tij në parlament zgjodhën të mos votojnë për zgjatjen e mandatit të anëtarëve të vettingut me dy vite.

As ministrja e Infrastukturës, Belinda Balluku nuk ka votuar për ndryshimin kushtetues, megjithatë është e paqartë nëse ka zgjedhur të mos votojë, apo nuk ka qenë e pranishme në sallë gjatë momentit të votimit.

Ndërsa ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka zgjedhur të votojë “PRO”, për projektligjin që u kërkua me ngulm nga përfaqësues të BE dhe SHBA në Shqipëri.

Deputetët mbështetës të Berishës kanë zgjedhur të mos votojnë as ngritjen e dy komisioneve të kërkuara nga Partia Demokratike, atë të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale.

Lulzim Basha dhe përkrahësit e tij kanë votuar PRO si për zgjatjen e vettingut dhe për komisionet.

Ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, siç edhe kishte paralajmëruar, ka vendosur të abstenojë.

Kushtetuta u vendos të ndryshojë për zgjatjen e mandatit të vettingut me 118 vota pro, asnjë kundër dhe katër abstenim.

Ja si votuan deputetët:

Berisha, mbështetësit e tij dhe një ministre e Ramës NUK E VOTUAN zgjatjen e afatit të VETTINGUT, Fatmir ME… by Newsbomb Albania on Scribd

Back to top button
LAJMET E FUNDIT