FOTOT/ Ky është projekti për TRANSFORMIMIN e ujërave termale të Bënjës në Përmet

Banjat e famshme me ujëra termale në Bënjë të Përmetit do t’i nënshtrohen një transformimi rrënjësor.

Sipas projektit të studios arkitekturore AbKons/ Metropolis, nga ndërhyrja pritet të preket jo vetëm terreni përreth por edhe vetë vaskat natyrore me ujë termal që vitet e fundit kanë tërhequr gjithnjë e më tepër turistë.

Projekti i shpallur fitues nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit parashikon ndërtimin e parkingut, korsisë së bicikletave, tre ballkone përgjatë kanioneve, sporteli në hyrje si dhe një qendër shëndetësore e banja publike.

Në vaksat me ujë termal do të ndërhyhet me materiale drusore në formën e shkallëve, por edhe me gurë. Projekti ka ngjallur reagime të shumta pro dhe kundër.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT