Pacolli: Jeremiçi po aplikon patriotizmin hitlerian
Deklaratën e Kryetarit të ardhshëm i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuk Jeremic, se çështja e Kosovës mund “të kalonte në OKB, vetëm mbi trupin e tij të vdekur“, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli e ka quajtur patetike, shoviniste, kërcënuese, dhe i ngjan deklaratave të nacionalizmit hitlerian.
“Obligimi moral i një Kryetari të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së, është që të jetë i paanshëm, të jetë në pajtueshmëri me kartën e Kombeve të Bashkuara, që promovon paqen në botë. Por kjo deklaratë tregon se ai nuk do të veproj ashtu”, thuhet në deklartën e Pacollit.
Qytetarët e e Kosovës më parë, por dhe sot në konsolidimin e shtetësisë së tyre, kanë vuajtur dhe janë duke vuajtur nga veprimet dhe presionet e ndryshme që bëhen nga disa njerëz nga Serbia. Sipas Pacollit, është për t”u habitur se si një i ashtuquajtur diplomat, ende dërgon mesazhe që përmbajnë vdekjen, diqka që na kujton të kaluarën e afërt, plagët e së cilës ende nuk janë shëruar.
“Jeremici mendon ndoshta se nëpër botë ka lënë një imazh të mirë duke harxhuar para, kohë e energji për të lobuar kundër Kosovës, kundër një të drejte legjitime të popullit të Kosovës. Nuk është ashtu. Ju them se nëse ai ka pasur sukses me diplomacinë e tij destruktive dhe shoviniste, në disa shtete të caktuara, në shumicën e shteteve të civilizuara diplomacia e tij ka pasur kundërefekt”, ka thënë ai, ciron rtk.
Këtë e vërtetojnë edhe shumë shtete që përkundër intensivitetit të diplomacisë së tij, e njohën Kosovën.
“Kjo deklarata e Jeremicit është për keqardhje. Kjo deklaratë tregon morbozitetin politik të një individi si Jeremici që në mendje ka vetëm luftërat, dhunën, shkatërrimin, etj. Deklarata e Jeremicit është gjithashtu e patolerueshme. Edhe më të patolerueshme e bën fakti se ky do të udhëheq Asamblenë e Përgjithshme të OKB, forumin që për synim e ka paqen e jo dhunën.
“Kjo deklarata e Jeremicit është për keqardhje. Kjo deklaratë tregon morbozitetin politik të një individi si Jeremici që në mendje ka vetëm luftërat, dhunën, shkatërrimin, etj. Deklarata e Jeremicit është gjithashtu e patolerueshme. Edhe më të patolerueshme e bën fakti se ky do të udhëheq Asamblenë e Përgjithshme të OKB, forumin që për synim e ka paqen e jo dhunën.
Shpresojmë shumë se bashkësia ndërkombëtare, shtetet anëtare të Asamblese të përgjithshme të OKB dhe sekretari i përgjithshëm do të distancohen nga një deklaratë e tillë, që jepet nga pozicioni i kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, dhe jo nga pozicioni i një politikani lokal nga Beogradi”, ka deklaruar ai.
Kosova dhe Serbia, sipas Pacollit, duhet të shërojnë plagët e luftës dhe të krijojnë një ardhmeri paqesore, dhe jo të ndahen në mes nga kufoma metaforike, sikurse ajo e „trupit të Jeremicit“.
Përkundër rekomandimeve të njerëzve të paqes, të micve amerikanë, Jeremic prapë merret me Kosovën nga një pozicion sikur ai që e mban aktualisht në OKB. Sigurisht me këtë gjë, ai tregon se nuk i njeh as kompetencat e veta, dhe as misionin e vet të ri ngase aty, ai nuk ka kurrfarë fuqie për të ndaluar zhvillimet pozitive të shtetësisë së Kosovës dhe afirmimit të saj ndërkombëtar. Nëse ai mendon të armicësoje shtetet tjera kundër Kosovës, kjo është e edhe më e turpshme.
“Me këtë sjellje që tregon injorancë infantile diplomatike, zotëri Jeremic ka kapërcyer përveq mandatit të vet aktual, edhe sjelljen e presidentit të vet, i cili u duk se filloi të jap shenja pozitive. Në këtë kuptim, shpresojmë se komuniteti ndërkombëtar nuk do të rri duarkryq ndaj një deklarate të tillë patetike të Jeremicit që është krejt e kotë dhe e padobishme”, thuhet në deklaratën për media të Pacollit.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.