Veriu i Kosovës, drejtë autonomisë
Instituti KIPRED në Prishtinë ka publikuar një raport ku thuhet se veriu i Kosovës po rrëshqet kah autonomia apo i ashtuquajturi Ahtisaari Plus. Njoftimi i Grupit Ndërkombëtar Drejtues se procesi i mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës do të përfundojë kah mesi i shtatorit të këtij viti, lë probleme për pjesën veriore të Kosovës.
Sipas analizës politike “Autonomia për Pjesën Veriore të Kosovës: Shpalosja e Skenarëve dhe Pasojat për Rajonin” të publikuar nga KIPRED, problemi i veriut do të zgjidhet në dialogun e ardhshëm politik mes Kosovës dhe Serbisë nëpërmjet një pako “Ahtisaari Plus” e cila do t’ia japë kësaj pjese të shtetit një autonomi shtesë. Kjo si pasojë do të ketë prishjen e funksionalitetit të Kosovës si shtet normal si dhe efekte negative te fqinjët, gjegjësisht në Luginën e Preshevës dhe Maqedoni.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.