“Spurdhjak, nuk më ndalon dot mua…”, PD i nxjerr videon Metës dhe Berishës, kur dy aleatët e sotëm shanin njëri-tjetrin

Partia Demokratike publikon një tjetër video me deklarata të Ilir Metës dhe Sali Berishës, kur vite më parë hidhin akuza dhe sharje drejt njëri-tjetrit. Forca politike e drejtuar nga Lulzim Basha akuzon dy aleatët e sotëm se janë bërë bashkë “për hallet e tyre”.

“Dite e re, mashtrim i ri. Gënjeshtrat ordinere të non grates, vazhdojnë. Por demokratët e kanë kuptuar se ti ke hallin tënd dhe të familjes tënde. Demokratët e dinë, se ti si burracak, keërkon të fshihesh dhe ti përdorësh ata përballë non grates tënde me partinë e re që bëre me Ilir Metën.

Demokratët e shohin se si po i poshtëron çdo ditë, duke bërë aleanca me kundershtarët më të mëdhenj të tyre.

Pse nuk e përmend Qifen, po ke vënë njerëzit e tij në krye, në Rrogozhinë e Vorë? Pse nuk thua asnjë fjalë për lidhjet e Dakos me krimin, por i ke çuar njerëz të negociojnë me të? Pse nuk thua një fjalë për Tom Doshin, apo ngaqë njerëzit e tij drejtojnë “shtëpinë e Ilirit” në Shkodër? Njësoj siç bëre në Parlament ku mbushe dynjanë se do votoje kundër, dhe pastaj ike si frikacak, ashtu sillesh dhe sot duke amnistuar kriminelët që kanë punuar kundër demokratëve.

Partia e re e non gratave të shpallura e të pa shpallura, nuk do ta mbajnë peng Shqipërinë.Nëse voton Berishën dhe Metën, mban Ramën”, thuhet në reagimi e Partisë Demokratike të shpërndarë pasditen e sotme, si përgjigje për deklaratat e Sali Berishës në Rrogozhinë ku prezantoi kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT