Berisha nga Shkodra: Ata që janë brenda asaj selie duhet të largohen sa më parë…

Ish-kryeministri Sali Berisha u kërkoi zyrtarëve demokratë të qytetit të Shkodrës që të largohen nga kryetari i PD Lulzim Basha.

Kërkesën Berisha e bëri pasi përfundopi prezantimin e kandidatit Bardh Spahia për Bashkinë e Shkodrës.

Berisha tha për mediat se Basha ka krijuar standartin më të paimagjinueshëm të qëndrimit në rradhë të parë ndaj vetes pastaj ndaj vlerave të tjera. Ai tha gjithashtu se asgjë nuk e ndal më opozitën dhe koalicionin e “Shtëpisë së Lirisë” drejt fitores.

“Ata që janë brenda asaj selie duhet të largohen sa më parë nga maska e pluralizmit Lul Brava edhe të rikthehen në partinë e votës së lirë. Të përfaqësosh Lul Bravën njeriun i cili në këto 30 vite ka krijuar standaritin më të paimagjinueshëm të qëndrimit në rradhë të parë ndaj vetes pastaj ndaj vlerave të tjera. Një peng i vërtetë, prandaj besoj se duhet të pyesësh mirë veten se kë po përfaqëson. Asgjë nuk mund të pengojë “Shtëpinë e Lirisë” që të arrijë fitoren e merituar. Kjo PD është në këmbë, është opozitë e vërtetë, ajo që prisnin me padurim shqiptarët”, u shpreh Berisha pas përfundimit të takimit./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT