Presidenti i Ukrainës thirrje SHBA-ve: Na tregoni provat se do të pushtohemi të mërkurën!

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka kërkuar që SHBA-ja që të tregojë provat se Rusia po planifikon të pushtojë vendin e tij të mërkurën, pasi Amerika pretendoi se një “sulm ishte i pashmangshëm”.

Zelenski tha gjatë një deklarate për shtyp ditën e sotme se SHBA duhet të ndajë me Ukrainën informacionin për një pushtim rus, duke nënvozuar se qeveria e tij është e vetëdijshme që “ ky rrezik ekziston dhe se vendi është i gatshëm t’i përgjigjet”.

“Nëse keni informacion 100 për qind të sigurt për një pushtim rus të Ukrainës, ju lutemi ndajeni atë me ne”.

Më herët presidenti amerikan Joe Biden përfundoi bisedën telefonike me presidentin rus Vladimir Putin mes shqetësimeve në rritje për një pushtim të afër të Ukrainës nga Rusia, ndërkohë kjo e fundit ka dislokuar tashmë mjaftueshëm forca në kufi me Ukrainën për të kryer një operacion

Back to top button
LAJMET E FUNDIT