Rona Nishliu triumfon edhe në Shën Petërburg

TIRANË- Rona Nishliu përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin Ndërkombëtar “Netët e bardha të Shën Petersburgut”, ku garoi mes këngëtarëve nga 17 shtete dhe fitoi çmimin e dytë.

Nishliu ka kënduar këngën “Suus”, me të cilën u vlerësua edhe si këngëtarja më e mirë e natës së parë, pasi ka marrë votat maksimale, 39 pike. Në natën e dytë Rona ka performuar këngën ”Nutural Women”, nga Aretha Franklin, ndërsa në natën e fundit Rona performoi përseri me këngën ”Suus” me të cilin zuri vendin e dytë.

Këngëtarët e shteteve si, Peruja, Irlanda, Anglia, Spanja, Turqia, Rusia, Franca, Italia, etj garuan në 3 nete, nga 6 deri në 8 korrik. Çdo mbrëmje, një juri profesioniste ka vlerësuar çdo këngëtar pas performimit.

Përveç 17 përfaqësuesve në festival performuan edhe emrat e mëdhenj të muzikës boterores, si Joss Stone, Anastacia, Natalia Imbruglia, Mika, Michael Bolton, Simple Minds, Eros Ramazotti, etj. Çmimin ”Grand prix” të ketij festivali e fitoi këngetari italian Gianni Fiorellino.
Ky është suksesi i rradhës i këngëtares nga Kosova Rona Nishliu me këngën “Suus” pas performancës së saj të suksesshme në Eurovizion.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT