FOTO/ Publikohet zyrtarisht, ja si do të jetë fleta e votimit për zgjedhjet e 6 Marsit

Janë publikuar zyrtarisht formatet e fletëve të votimit për zgjedhjet e 6 Marsit.

Bëhet me dije ser ka qenë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që ka miratuar ditën e sotme renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit ndërsa së fundmi është miratuar edhe fleta e votimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, ka publikuar me foto si do të duken fletët e votimit më 6 mars.

Ndërkohë që më poshtë janë renditur kandidatët e secilës parti që merr pjesë në zgjedhje në 6 bashki të vendit.

Bashkia Shkodër

Partia Socialiste me  Majlinda Angonin
Koalicioni ‘Shtëpia e lirisë’ me Bardh Spahinë
Partia Demokratike me Xhemal Bushatin

Bashkia Dibër

Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ me  Premtim Kryemadhin
Partia Demokratike me Luan Hakën
Partia Socialiste me Rahim Spahiun
Lëvizja e re me Dritan Torbën

Bashkia Durrës

Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ me Ardian Mukën
Partia Socialiste me Emiriana Sakon
Partia Demokratike me Luan Hotin

Bashkia Vorë

Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ me Lulzim Vranën
Partia Socialiste me Blerim Sherën
Partia Demokratike me Ymer Markun

Bashkia Rrogozhinë

Partia Demokratike me  Ferdinand Saraçin
Partia Socialiste me Edison Memollën
Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ me Hekuran Xhanin

Bashkia Lushnjë

Partia Socialiste me Eriselda Sefën
Partia Demokratike me Indrit Sefën

Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë me Elton Banon

FOTO/ Publikohet zyrtarisht, ja si do të jetë fleta e votimit për

Back to top button
LAJMET E FUNDIT