Prag LUFTE në Ukrainë, kryeministri u drejtohet qytetarëve: Ushtria është e gatshme të luftojë! Ne jemi të fortë, mos përhapni panik

Fillimi i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës duket më pranë se kurrë, me forcat ruse të vendosura në kufi të territorit ukrainas.

Presidenti i Ukrainës, Denys Shmyhal, në një mesazh drejtuar qytetarëve të tij, i siguron ata se ushtria ukrainase është e fortë dhe e gatshme t’u kundërpërgjigjet sulmeve ruse. Ai kërkon që qytetarët të mos përhapin panik nëpërmjet keqinformimit, pasi armiku po përpiqet t’i frikësojë.

“Ushtria është e pajisur me gjithçka të nevojshme, është e gatshme të luftojë. Gjëja më e keqe është keqinformimi dhe përhapja e panikut. Ne jemi të fortë sot, nuk do të luajmë me armikun që po përpiqet të na frikësojë”, shkruhet në mesazhin e kryeministrit Shmyhal.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT