Armët e Skënderbeut kthehen në Shqipëri
Përkrenarja dhe shpata autentike e Heroit të Kombit shqiptar, Gjergj Kastriot – Skënderbeu, do të sillen këtë vit në Shqipëri për t’u ekspozuar në kuadër të kremtimit të 100-vjetorit të Pavarësisë së vendit.
Premtimin e bëri zëvendëskancelari i Austrisë, njëkohësisht ministri i Jashtëm austriak, Mikael Spindeleger gjatë një takimi që zhvilloi me kryeministrin Sali Berisha në samitin e përvitshëm të Dubrovnikut që po mbahet në Kroaci.
Përveç premtimit për të sjellë në Shqipëri armët autentike të Skënderbeut që ndodhen në muzeun e Vjenës, numri dy i qeverisë austriake theksoi gjithashtu se Austria do të marrë pjesë në festimet për 100-vjetorin e Pavarësisë me përfaqësimin e autoriteteve më të larta, si dëshmi e miqësisë dhe e lidhjeve të ngushta midis dy vendeve e popujve.
Nga ana e tij, Kryeministri Berisha vlerësoi rolin e madh që ka pasur Austro-Hungaria në procesin e Pavarësisë së Shqipërisë.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.