Ridënimi i Izet Haxhisë për vrasjen e Hajdarit, avokati: “Vendim i turpshëm i ndikuar nga Sali Berisha, do apelohet”

Gjykata e Tiranës dha dje vendimin për dënimin e Izet Haxhisë me 21 vjet burg, duke e konsideruar bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit. Prokuroria kishte kërkuar 25 vjet burg. Gjykata uli 4 vite burg nga dënimi i mëparshëm i dhënë në vitin 2002 nga Gjykata e Tiranës.

Për avokatin e Haxhisë, Idajet Beqiri, ky vendim “ishte maskarada më e rëndë juridike në kohën që jetojmë”.

Një Gjykatë, e cila është goditur shumë ashpër nga të gjithë faktorët vendas dhe ndërkombëtar, si e korruptuar, e ndikuar nga politika, e paaftë dhe e pandershme në vendimmarrjen e saj, përsëri, edhe pas kambanave të fuqishme të alarmit për t’u reformuar, ka dhënë një vendim gjyqësor të turpshëm dhe të padrejtë, – tha Beqiri për DITA, pas vendimit.

Ai shtoi se vendimi do apelohet:

“Pa prova, pa fakte, pa bazë ligjore, ka bërë fajtor të pafajshmin Izet Haxhia, për të mbrojtur “babain” shpirtëror të saj, autorin e vërtetë të vrasjes së Azem Hajdarit, përfituesin e vetëm nga kjo vrasje, i cili është Sali Berisha.

Vendimin e gjykatës do e apelojmë menjëherë, të bindur se me provat, me faktet dhe me të vërtetën në dritë të diellit që ndodhet brenda dosjes së rigjykimit të çështjes së Izet Haxhisë, ky i pafajshëm do e marrë pafajësinë e tij”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT