Shqiptarët e Kosovës marshojnë drejt bregdetit shqiptar, 18 mijë në 24 orë

Pika kalimit në Morinë

Një fluks i madh kosovarësh kanë hyrë në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Sipas informacioneve të marra nga policia kufitare e Morinës, behët me dije se gjatë 24 orëve kanë hyrë të paktën 18 mijë persona, një shifër kjo rekord që prej nisjes së sezonit veror. Gjithashtu policia kufitare bën me dije se në doganën e Morinit nuk janë vërejtur radhë të gjata, pavarësisht fluksi të madh dhe kjo për shkak se numri i sporteleve për kontrollin e dokumentacionit ka arritur në 8.Numri i udhëtarëve që qarkullojnë përmes Morinit është dyfishuar krahasuar me fundjavën e kaluar, kur në Shqipëri hynë nga Kosova 8080 shtetas të huaj dhe 661 shtetas shqiptarë.

Numri më i madh i lëvizjes vërehet në orët e mëngjesit kur me qindra kosovarë hyjnë në Shqipëri duke iu drejtuar plazheve.

Fluksi i lëvizjes pritet të jetë në rritje gjatë këtij muaji pasi në fund të korrikut fillon muaji i Ramazanit që mbahet masivisht nga myslimanët kosovarë dhe që nënkupton se ata nuk mund të frekuentojnë bregdetin gjatë muajit gusht.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT