Dibër/ Berisha thirrje kandidatit të PD: Mos e hidh vallen e Bashës, nuk ka asnjë shpresë, Rama ia mbylli dosjet

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatit për bashkinë e Dibrës, Premtim Kryemadhi, nuk ka la pa sulmuar kryedemokratin Lulzim Basha, duke e akuzuar për bashkëpunim me Edi Ramën, ku ky i fundit, sipas tij, i ka mbyllur dosjet hetimore.

Ndërsa ka ironizuar faktin se Basha mburret se i ka dajat nga Dibra. “Dy burra kam njohur që thotë që jam nga fshati i dajave. Njëri prej tyre është Lulzim Brava. Nuk është një betejë mes Sali Berishës dhe Lulzim Bravës. Nuk jam unë. Nuk kam asnjë lidhje. Nuk ka njeri në botë që mund të faktojë me dosjet e tij. I kam thënë që nuk mund të flisje kurrë për Toyota Auris. Prokuroria e Krimeve të Rënda e akuzoi për dekonspirim. Secili prej jush të ishit akuzuar me këtë akuzë, pa diskutim do i kishit kaluar disa vite në qeli. Ndërsa kjo dosje u mbyll nga Edi Rama. Kjo ka lidhje me lidhjet Rama Basha. Prokuroria belge vazhdon hetimin. Mediat belge shkruajnë se kjo aferë dëshmon lidhjet e mafies me politikën në Shqipëri. I vetmi që është thirrur nga prokurorët belgë në Shqipëri është Brava”, tha Berisha.

Më tej ai iu drejtua kandidatit të PD-së, “ndaj dhe Naim mos ndiq vallen e një të mbyturi sepse vetëm sa iu përlyen. Drejtësia belge është e pavarur dhe do i shkojë deri në fund. Ajo dosje do të mbetet derisa të japësh llogari para ligjit shqiptar dhe amerikan. Mos mashtro me fotografi demokratët. Je i pashpresë. Ju ftoj që kandidatin e tij ta ftoni nga erdhi nga Tirana. Ja ku e keni kandidatin e lirë. Kjo na bën krenarë të gjithëve. Herën tjetër do votojnë edhe qytetarët për të nxjerrë kandidatin”.

“Vëllanë e Naimit, e kam pasur shok e mik, kam njohur 8 dhjetor 1990 dhe deri në orën e fundit të jetës së tij kam bashkëpunuar, ikonë e ndershmërisë e patriotizmit e aftësisë e vlerave qytetare që meritonte të gjithë vlerësimet, po kështu kam mbështetur Naimin, tani ndjej keqardhje të madhe, kur e shoh e nuk arrita të kuptoj se si ka mundësi që të investohet e të kthehet në patericë të Lul Bravës. Atij dhe ndonjërit që thotë po ja e kemi dibran, në fakt kjo nuk qëndron, sepse do të flasim haptas, i ligu nuk ka vend e krahinë, ka vetëm ligësinë, çdo gjë. Për të mos thënë pastaj që gjatë gjithë jetës sime kam njohur vetëm dy burra që thonë e jemi nga vendi i dajëve, njëri prej tyre është Lulzim Brava. Edhe jetim po të mbeteshe daja kujdes për fisin, ndaj Naim mos ia shit për dibran atë që nuk ka as dinë as imam”, theksoi Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT