Rritja e çmimit të naftës dhe e kimikateve, fermerët e Devollit në protestë

Fermerët e zonës së Devollit këtë të dielë protestuan për rritjen e çmimit të naftës dhe të plehrave kimike.

Çmimi i naftës ditët e fundit në Korçë ka arritur në 198 lekë të reja, ndërkohë sipas fermerëve disa lloje të plehrave kimike të cilat janë të domosdoshme për ta janë dyfishuar në çmim.

Fermerët kanë dalë në rrugën nacionale në hyrje të Bilishtit sebashku me mjetet e tyre bujqësore në kundërshtim me rritjen e çmimeve. Ndërkohë deri më tani nga protesta nuk është shënuar asnjë incident.

“Jam nga Vranishti. Protestojmë jo vetëm për naftën po edhe për prodhimin që kemi në shtëpi. Kemi 3 vjet po dalim me humbje. 210 kuintal i kam dhënë me 30 lek të vjetra.Po shkojmë drejt falimentimit. Duke parë humbjen në këto 3 vjet djali nuk më kthehet më. Kjo është cmenduri. Po të vesh në Vranisht është cmenduri. Ta shikoni se cfarë ka tjetri në depo. 1 qind e ca kuintal me mollë kanë mbetur në shtëpi. Kostoja është shumë e lartë. Unë një pjesë e dhashë po të tjerët e kanë prodhimin në shtëpi. Ky vend do shpërbëhet komplet. Për 4-5 vjet s’do gjeni njëri në fshat. Do i vazhdojmë protestat. Të ardhurat nga bujqësia janë të ardhurat që mbajmë familjen“- u shpreh një protestues.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT