FOTOT/ Berisha heq logon e PD në takimet e fundit elektorale

“Shtëpia e Lirisë” është koalicioni dhe logoja e grupimit Berisha, duke hequr dorë nga logoja e PD-së, për të cilën po konfliktuohen me PD-në e Bashës. Ndryshe nga takimi i Durrësit ku prezantoi kandidatin Ardian Muka, në dy takimet e fundit në Shkodër dhe së fundmi në Dibër, Berisha është shfaqur pa logon e PD-së, atë të vjetrën me të cilën përfaqësohen.

Nuk dihet nëse është një strategji e Berishës si taktike elektorale në këtë betejë apo e kanë “detyruar” që të mos lërë logon e PD-së por të përfaqësohet  me logon e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

Edhe në ditën e sotme, në takimin në Dibër, Berisha theksoi dhe një herë se logoja fituese në këto zgjedhje do të jetë ajo e koalcionit “Shtëpia e Lirisë”, duke e cilësuar si të vjedhur logon e PD-së nga kryedemokrati Lulzim Basha.

FOTOT/ Berisha heq logon e PD në takimet e fundit elektorale

FOTOT/ Berisha heq logon e PD në takimet e fundit elektorale

FOTOT/ Berisha heq logon e PD në takimet e fundit elektorale

FOTOT/ Berisha heq logon e PD në takimet e fundit elektorale

Back to top button
LAJMET E FUNDIT